Pirlo: Interi kampion? Epoka e Juves ka mbaruar

Futboll

Pirlo: Interi kampion? Epoka e Juves ka mbaruar

Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:16
Pirlo: Interi kampion? Epoka e Juves ka mbaruar

Juventusi arrit të marrë një fitore me përmbysje 1-2,  teksa vendimtare ishte dopieta e Ronaldos, për t’i dhënë bardhezinjëve tre pikë mjaft të rëndësishme për një vend në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri Andrea Pirlo u shpreh mjaft i lumtur për fitoren dhe gjeti rastin të uronte dhe Interin dhe ish-trajnerin e tij Antonio Konte për fitimin e titulli kampion.

Fitorja: ’’Ishte veçanërisht e rëndësishme duke marrë parasysh rezultatet nga kjo pasdite. Ky është një grup i fortë, dëshiron të luftojë për synimet e tij dhe kjo nuk na ka munguar kurrë. Ndonjëherë qëndrimi gjatë ndeshjeve nuk është i denjë për Juventusin, por kjo ndeshje ishte një shfaqje e unitetit tonë. Tani duhet të vazhdojmë me këtë frymë”.

Festa me lojtarët: “Mendova se do të ishte pak më stresues dhe emocional, por kur fiton lojëra si kjo në fund, kjo të jep energji për të vazhduar më tej”.

Ambiciet: “Ka lodhje fizike dhe mendore, kështu që kur jeni mësuar të luftoni për titullin dhe jo për një vend në Ligën e Kampionëve diçka ndryshon. Ne jemi përshtatur, është një luftë, por duhet të arrijmë atje”.

Interi kampion:  “Unë e përgëzoj Interin dhe Konte për këtë titull të merituar. Tani duhet të ndryshojmë nëse duam të jemi përsëri kampionë. Epoka e Juves mbaroi pas 9 titujsh radhazi, por tjetër do të fillojë dhe ne synojmë të kthehemi atje ku ishim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat