Kapiteni i Prishtinës: Ishim minus 14 pikë nga vendi i parë

Futboll

Kapiteni i Prishtinës: Ishim minus 14 pikë nga vendi i parë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:19
Kapiteni i Prishtinës: Ishim minus 14 pikë nga vendi i parë

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka thënë se skuadra e tij i ka edhe katër finale deri në fund.

Kjo pasi që Prishtina është lider në Superligën e Kosovës dhe nëse i fiton ndeshjet e mbetur do të shpallet kampion.

“Sigurisht ndjenjë e mirë, sepse ishim 14 pikë mbrapa, por me karakterin dhe dëshirën e madhe të gjithsecilit lojtarë arritëm të rikthehemi në vendin e parë dhe shpresoj që në këto katër ndeshje që na kanë mbetur t’ia arrijmë ta mbajmë, sepse më s’kemi asgjë për të humbur”.

“Edhe katër ndeshje, edhe katër finale, besoj që gjithsecili do të japim qindpërqindtë që të mbajmë vendin e parë”, ka thënë Boshnjaku.

Boshnjaku këtë sezon është një nga lojtarët më të spikatur në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat