​Superliga e Shqipërisë, derbi mes Vllaznisë e Teutës

Futboll

​Superliga e Shqipërisë, derbi mes Vllaznisë e Teutës

Më: 3 maj 2021 Në ora: 07:43
​Superliga e Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë do të vazhdojë sot me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 31.

Takimi më interesant do të jetë derbi mes Vllaznisë e Teutës, të cilat luftojnë për kreun e tabelës..

Pas 30 ndeshjeve, Teuta zë vendin e parë me 55 pikë, një më shumë se vendi i dytë Partizani, ndërsa Top 4 e mbyllin Vllaznia me 53 pikë në pozitën e tretë, dhe Tirana në të katërtën me gjithsej 50 pikë.

Në anën tjetër, Bylis me 30 pikë, Skënderbeu me 29 sosh, dhe Apolonia e Fierit me vetëm 20 pikë, janë skuadrat të cilat gjenden në zonën e rrezikshme të tabelës.

Programi i ndeshjeve:

15:00 Laçi (5) – Kukësi (6) (Stadiumi i Laçit)

18:00 Partizani (2) – Apolonia (10) (Stadiumi Kompleksi Partizani)

18:00 Vllaznia (3) – Teuta (1) (Stadiumi Loro Boriçi)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat