Rudiger do të luajë me maskë mbrojtëse kundër Real Madridit

Futboll

Rudiger do të luajë me maskë mbrojtëse kundër Real Madridit

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:32
Antonio Rudiger

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, ka deklaruar se është gati të luajë me një maskë të fytyrës në duelin kundër Real Madridit.

Cheslea do të ndeshet me Real Madridin të mërkurën në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e dytë kthyese, ku në rast të fitimit të këtij takimi, do të avanconte për në finale.

Rudiger ishte lënduar në duelin e parë me Realin në fytyrë, dhe tani këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri, Thomas Tuchel.

Në fakt, edhe ish-kapiteni John Terry pati një maskë të tillë vetëm 72 orë pas operimit në faqe.

Tuchel deklaroi se Rudiger mund të luajë me maskë.

“Për Tonin, ai mund të luajë me maskë, vetëm duhet të mësohet me këtë gjë” konfirmoi Thomas Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat