Pas shtatë muajsh, Liridon Leci rikthehet në fushën e gjelbër

Futboll

Pas shtatë muajsh, Liridon Leci rikthehet në fushën e gjelbër

Më: 3 maj 2021 Në ora: 10:46
Liridon Leci

Mbrojtësi i mirënjohur, Liridon Leci është rikthyer në fushën e gjelbër pas një kohe të gjatë. 

Liridon Leci, aktualisht futbollist i Llapit, ka lënë prapa lëndimin që e la jashtë fushës së futbollit për shtatë muaj.

Rikthimi i tij erdhi në ndeshjen e Llapit të dielën kundër Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Te llapjanët e kanë mirëpritur kthimin e tij tek skuadra në prag të ndeshjeve të fundit të kampionatit, si dhe në finalen e kupës që zhvillohet më 12 maj kundër Dukagjinit.

Kujtojmë se Liridon Leci kishte pësuar lëndim të rëndë pak pa filluar edicioni 2020/2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat