​Superliga e Kosovës, tabela pas 32 xhirosh dhe ndeshjet e mbetura për Prishtinën, Dritën e Ballkanin

Futboll

​Superliga e Kosovës, tabela pas 32 xhirosh dhe ndeshjet e mbetura për Prishtinën, Dritën e Ballkanin

Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Dje është mbyllur xhiro e 32 në Superligën e Kosovës, ku në garën drejt titullit, Prishtina dhe Drita e vazhduan me fitore. Ndërsa, Ballkani pësoi humbje nga skuadra e Drenicës.

Prishtina morri kreun e tabelës pasi që mposhti Llapin në udhëtim me rezultat 3:1. Kurse, Drita i është rikthyer fitores, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 3:1. Kurse, Ballkani është ndalur nga Drenica, ku u mposht si mysafirë me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress.

Pas 32 xhirosh, tabela kryesohet nga skuadra e Prishtinës me 69 pikë, që ka një më shumë se Drita që zë vendin e dytë. Ndërsa, top 4 e mbyllin Ballkani me 67 pikë dhe Gjilani me 47 sosh.

Në anën tjetër, Feronikeli me 35 pikë, Arbëria me 33 sosh dhe Besa që zë vendin e fundit me vetëm 12 pikë, janë skuadrat që gjenden në zonën e rrezikut në tabelë.

Më poshtë mund të gjeni ndeshjet e mbetura të Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit në garën për titullin e Superligës së Kosovës.

Prishtina (Vendi i parë, 69 pikë):

Besa Pejë (Mysafir), Feronikeli (Vendas), Gjilani (Mysafir), Ballkani (Vendas)

Drita (Vendi i dytë, 68 pikë):

Gjilani (Mysafir), Ballkani (Vendas), Drenica (Mysafir), Arbëria (Vendas)

Ballkani (Vendi i tretë, 67 pikë):

Arbëria (Vendas), Drita (Mysafir), Trepça ’89 (Vendas), Prishtina (Mysafir)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat