Agjenti: Bastoni dëshiron të qëndrojë te Interi

Futboll

Agjenti: Bastoni dëshiron të qëndrojë te Interi

Më: 3 maj 2021 Në ora: 21:14
Alessandro Bastoni

Agjenti i Alessandro Bastonit, Tullio Tinti ka konfirmuar që lojtari dëshiron të qëndrojë dhe që ka marrëveshje me klubin.

Mbrojtësi ka luajtur rol të rëndësishëm në edicionin 2020/21 duke i ndihmuar “Neurazzurëve” të fitojnë Scudetton për herë të parë në 11 vite.

Tinti ka konfirmuar që vëmendja e Bastonit është qëndrimi në “San Siro”.

“Kam arritur marrëveshje me Marottan dhe Ausilio për rinovimin e kontratës, tani jemi në pritje të përgjigjes së drejtuesve”.

“Lojtari dëshiron të qëndrojë te Inter, është tifoz i klubit. Marrëveshja nuk është kompletuar shkaku i drejtuesve, varet nga ata”.

“Presidenti Zhang u rikthye në Milan dhe pritet të sqarojë gjithçka”, deklaroi ai.

Pritet që në muajt në vijim, Bastoni të nënshkruajë rinovimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat