Real Madrid gjen pasuesin adekuat të Luka Modric

Futboll

Real Madrid gjen pasuesin adekuat të Luka Modric

Më: 3 maj 2021 Në ora: 22:32
Luka Modric

Real Madrid është duke shikuar me vëmendje mesfushorin e Interit, Nicolo Barella si zëvendësuesi afatgjatë i Luka Modric.

Barella iu bashkua Interit për 24.9 milionë euro nga rivali, Cagliari dhe ka shkëlqyer në Seria A, duke bërë 84 paraqitje dhe shënuar 26 gola.

Pavarësisht që Inter fitoi Scudetton, pandemia e COVID-19 ka ndikuar negativisht te gjendja ekonomike.

Në mënyrë që të rikthejnë balancin, klubi do detyrohet të shesë se paku një ndër yjet e skuadrës.

Sipas Calciomercato, Real Madrid është ndër skuadrat që e duan italianin.

Trajneri Zinendine Zidane, e sheh Barellan si pasuesi adekuat i Modricit.

Kroati ka nënshkruar edhe për një tjetër sezon, por pasi të përfundojë edicioni 2021/22, pritet t’i jap fund aventurës në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat