​Mbappe mund të mos luajë kundër City

Futboll

​Mbappe mund të mos luajë kundër City

Më: 4 maj 2021 Në ora: 00:18
Kylian Mbappe

Trajneri i Paris Saint-Germain Mauricio Pocetino tha se të martën, ditën e lojës, ai do të marrë një vendim nëse Kylian Mbappe do të luajë kundër Manchester City.

Sulmuesi francez humbi ndeshjen e kampionatit francez kundër Lance të shtunën për shkak të një dëmtimi.

"Mbappe udhëtoi me ekipin në Manchester dhe do të bëjë stërvitje individuale në mënyrë që të vlerësojmë gjendjen e tij," tha Pocetino.

Pocetino gjithashtu tha se ende nuk është vendosur nëse Mbappe do të luajë në gjysmëfinale dhe se ai do ta marrë vendimin nesër, në ditën e ndeshjes.

PSG do të përpiqet nesër të kompensojë disavantazhin nga ndeshja e parë, të cilën City e fitoi me rezultat 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat