Fonseca refuzon të jap dorëheqje

Futboll

Fonseca refuzon të jap dorëheqje

Më: 4 maj 2021 Në ora: 11:01
Paulo Fonseca

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka refuzuar të jap dorëheqje, por do shkarkohet në rast që pëson sërish humbje me rezultat të thellë nga Manchester United.

Roma renditët në pozitën e shtatë në tabelë, dy pikë më shumë se Sassuolo, derisa kanë mbetur katër ndeshje deri në fund.

“Romakët” kanë menaxhuar të fitojnë vetëm katër pikë në pesë ndeshjet e fundit  dhe kanë humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat 6 – 2.

Fonseca dje u taku me bordin e klubit dhe ia bëri me dije se nuk do jap dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Sidoqoftë, ai është në dijeni që do largohet në fund të edicionit.

Sipas Il Messaggero, klubi mund ta shkarkojë Fonsecan nëse pëson sërish humbje me rezutat të thellë nga United.

Trajneri Maurizio Sarri shihet si kandidati favorit për të marrë drejtimin e Romës në edicionin e ardhshëm, mirëpo ky i fundit është në bisedime edhe me Tottenhamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat