Tirana do jetë pa mesfushorin titullar

Futboll

Tirana do jetë pa mesfushorin titullar

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:34
Tirana do jetë pa mesfushorin titullar

Tirana do të luajë ditën e shtunë në Selman Stermasi përballë Kastriotit teksa bardheblutë pas ndalesës në Ballsh ndaj Bylisit, do të kërkojnë sërish maksimumin për të qëndruar pranë ekipeve të kreut.

Ndonëse, titulli vështirësohet për kryeqytetasit duke qenë se mbeten edhe vetëm pesë ndeshje, sërish një mundësi e mirë për kampionët në fuqi është sigurimi i një pozicioni në Kupat e Europës.

Por, në takimin e radhës ndaj krutanëve, trajneri Orges Shehi nuk do të ketë në dispozicion Jurgen Çelhakën.

Mesfushori u ndëshkua me kartonë të verdhë në takimin ndaj Bylis dhe kështu ka plotësuar numrin e tyre duke qenë i detyruar të bëjë një javë pushim. Tashmë, mbetet për t’u parë si do ta zëvendësoj tekniku Shehi titullarin e tij, teksa më i mundshmi për ta nisur nga fillimi kundër Kastriotit është Isak Giamfi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat