Kryqëzohen rrugët e Allegrit dhe Zidanes

Futboll

Kryqëzohen rrugët e Allegrit dhe Zidanes

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:52
Kryqëzohen rrugët e Allegrit dhe Zidanes

Massimiliano Allegri ka një siguri: ai do të kthehet në stol sezonin e ardhshëm. Ua ka thënë këtë miqve të tij, pa saktësuar stolin që do të zërë. Në javët e fundit, emri i tij ka qenë i lidhur me rikthimin te Juventusi. Një destinacion që nuk do të habiste njeri, duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera midis Max dhe Andrea Agnelli, edhe nëse klubi bardhezi e mohon hipotezën. Ndërkohë, thashethemet e kontakteve midis Allegri dhe Real Madridit janë shtuar.

Një pistë e bujshme dhe, në vetvete, jo e ri, duke pasur parasysh që në verën e vitit 2018, trajneri livornez i tha “jo” Florentino Perez. Presidenti i Real Madridit ka qenë gjithmonë një admirues i ish-trajnerit të Juventusit dhe e sheh atë mjaft të mirë për menaxhimin e tranzicionit midis ciklit që po mbaron dhe ciklit të ri që dëshiron të hapë në “Santiago Bernabeu”, shkruan telesport.

Po Zinedine Zidane? Marrëdhëniet midis trajnerit francez dhe Perez nuk janë “shend e verë”, nuk ka siguri për të ardhmen. “Zidane është i lumtur, është një trajner i nivelit të lartë. Kontrata është aty, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”, – tha vetë Florentino para disa ditësh. Vetë francezi ka përsëritur në ditët e fundit: “Deri më tani nuk di asgjë. Unë nuk shqetësohem për të ardhmen, as tani dhe as kur u tha që Zidane duhet të shkarkohej. Asgjë nuk ndryshon, këtu përqendrohemi tek e tashmja, ditë pas dite.

Nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe kjo është ajo që më intereson. Asgjë tjetër. Në futboll mund të kesh një kontratë 4 apo 5-vjeçare dhe më pas largoheni nesër. Kontratat nuk nënkuptojnë asgjë. Jam i lumtur këtu, por duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe asgjë tjetër. Unë jam i lumtur që presidenti do të vazhdojë punën e tij në krye të Real Madridit, por duhet të përqendrohemi vetëm në ndeshjen e radhës”.

Me pak fjalë, në Madrid situata është e rrjedhshme dhe hipoteza e Allegrit nuk mund të përjashtohet, gjithashtu sepse ai është një nga trajnerët më të mirë të lirë dhe ndoshta i gatshëm të nënshkruajë shpejt. Nëse Allegri sistemohet në stolin e bardhë, me siguri Zidane nuk do të mbetej thatë. Tundimi i Juventusit për të është i njohur. Rikthimi në Torino, tashmë si trajner, nuk do të refuzohej as nga ish-mesfushori i njohur bardhezi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat