Skela trajner i Eintracht Frankfurt U-17

Futboll

Skela trajner i Eintracht Frankfurt U-17

Më: 4 maj 2021 Në ora: 13:53
Skela trajner i Eintracht Frankfurt U-17

Tanimë është zyrtare, Ervin Skela do të jetë trajneri i ri i skuadrës së 17 vjeçarëve të Eintracht Frankfurt, një hap i madh i ish-mesfushorit të kombëtares shqiptare në karrierën e tij si trajner.

Një arritje kjo e Skelës që pasi spikati si futbollist te Frankfurt në periudhën 2001-2004 tashmë do të kërkojë të lërë shenjë edhe si numri 1 i stolit.

Tek Eintracht Frankfurt janë të kënaqur me zgjedhjen e bërë dhe kanë shumë besim te Skela.

“Ervini e njeh mirë klubin dhe ka fituar shumë përvojë gjatë viteve këtu në Eintracht. Si një bashkë-trajner, si dhe një trajner individual ai ka provuar se mund t’ua kalojë përvojën e tij profesionale djemve. 

Ne jemi shumë të kënaqur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me ekipin U17″, është shprehur zyrtari i klubit gjerman, Andreas Moller.

Skela ka nënshkruar me Eintracht Frankfurt deri më 30 qershor të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat