Llapi bëhet gati për finale

Futboll

Llapi bëhet gati për finale

Nga: K.G. Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:16
Llapi bëhet gati për finale

Edhe një javë dhe do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll mes Llapit nga Podujeva dhe Dukagjinit të Klinës.

Llapjanët synojnë trofeun e Kupës së Kosovës. Ata edhe pse llogariten favorit, janë me këmbë në tokë, se e dijnë se në ndeshjet finale janë tri rezultate të mundshme, jo gjithmonë fiton favoriti. 

“Siç edhe jeni njoftuar, skuadra e Llapit më 12 maj do të zhvilloj ndeshjen vendimtare të këtij edicioni, finalen e Kupës ndaj Dukagjinit. Kjo ndeshje zhvillohet në ora 20:45 në “Fadil Vokrri” dhe me gjasë pa praninë e shikuesve.

Kryesia e Legjendave në koordinim me klubin dhe Komunën e Podujevës ka mbajtur takime për organizimin e mirëfilltë të kësaj ndeshjeje në qytetin e Legjendave.

Në takimet e mbajtura me Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u koordinuam që të organizojmë ndjekjen e ndeshjes nga Sheshi 4 Dëshmorët me anë të projektorit, gjithnjë në respektim të masave anti-covid: distancën 2m, mbajtjen e maskave dhe pajisjeve mbrojtëse të cilat janë OBLIGATIVE për të marrë pjesë në organizim.

JU LUTEMI të keni parasysh se jemi në vëzhgim të organeve kompetente të sigurisë (Policisë dhe Inspektoriatit) andaj mos krijoni tollovi për shkak se mund të na shkoj huq organizimi.

Ju lutemi të keni parasysh të keni pajisjet me simbolet e Legjendave dhe Llapit (majica, shalla, duksa).
Po ashtu qyteti i Podujevës, përkatësisht Sheshi 4 Heronjtë do stoliset bardh e kaltër të cilët do jenë në Shesh për të simbolizuar përkrahjen për skuadrën e qytetit.

Të dashur llapjanë, jemi të vetëdijshëm se po krijohen presione të caktuara nga individë të ndryshëm mbi skuadrën e Llapit, por kjo nuk na pengon në mobilizimin tonë për ta arritur synimin, sjelljen e trofeut në Llap.
Është moment vendimtar për ta mbështetur fuqishëm skuadrën edhe pse jo nga tribunat aty ku e kemi vendin, por ne llapjanët jemi të mobilizuar për ta përkrahur skuadrën edhe nga sheshi i qytetit.

Llapjanë të nderuar, ta mbështesim skuadrën tonë të zemrës. Ta mbështesim rrugën e djelmoshave pas shumë sfidave drejt sjelljes së trofeut. Ta përkrahim KF LLAPIN – Krenarinë e qytetit”, shkruan kryesia e ‘Legjendave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat