Real Madrid piketon zëvendësuesin e Sergio Ramosit

Futboll

Real Madrid piketon zëvendësuesin e Sergio Ramosit

Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:51
Real Madrid piketon zëvendësuesin e Sergio Ramosit

Real Madrid ka shprehur interesim për mbrojtësin e Paris Saint Germain, Marcos Aoas Correra apo siç e njohim ne Marquinhos.

26-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal dhe afatgjatë i qendërmbrojtësit dhe njëkohësisht edhe kapiteni të skuadrës së Real Madridit, Sergio Ramos.

Reprezentuesi brazilian ka treguar shumë sukses në ndeshjet e fundit të PSG-së ku edhe është lojtari kyç për ekipin e Mauricio Pochettinit, shkruan “Goal.com”.

Marquinhos ka kontratë me Parisin deri në fund të sezonit të vitit 2024, kjo sipas mediave franceze mund të nxjerrë problem “Mbretërve” për ta blerë lojtarin në fjalë.

Marquinhos ka shkëlqyer në 22 ndeshje e zhvilluara në këtë edicion, ku edhe ka shënuar dy gola.

Ai në nëntë ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve i ka shënuar tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat