Lirim Kastrati ishte heroi i Ujpestit në finale

Futboll

Lirim Kastrati ishte heroi i Ujpestit në finale

Më: 4 maj 2021 Në ora: 15:13
Lirim Kastrati ishte heroi i Ujpestit në finale

Lirim Kastrati ishte heroi i Ujpestit në finale!

Kastrati ka shënuar mbrëmë golin e fitores për ekipin e tij në finalen e Kupës së Hungarisë ndaj Fehervar.

Futbollisti nga Kosova ka realizuar në pjesën e parë të kohës shtesë, më saktësisht pas 101 minutave lojë.

Kastrati thotë se është shumë i lumtur me këtë gol dhe me triumfin në Kupën e Hungarisë.

Po ende ma i kënaqur për fitoren e Kupën, sepse si unë si klubi dhe Ujpest e meritojmë këtë kupë. Ndihem shumë mirë edhe krenar, ska gjë më të mirë”, tha Kastrati për “GazetaBlic Sport”.

Në fund, ai theksoi se ky është goli më i rëndësishëm në karrierën e tij.

“Po, deri tani ky ka qenë goli më i mirë edhe më i rendësishëm në karrierën time”, përfundoi ai.

Vlen të potencohet se Lirim Kastrati ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Ujpestit në këtë stinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat