Guardiola i beson 11-shes së parë

Futboll

Guardiola i beson 11-shes së parë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 15:48
Guardiola i beson 11-shes së parë

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e kthimit midis Mançester Sitit dhe PSG-së e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Angelzët vijnë të qetë pas fitores 1-2 në Paris, por parisienët kanë treguar që dinë të përmbysin rezultate dhe pritet një sfidë me mjaft intensitet.

Guardiola do t’i besojë 11-shes që mori fitoren në “Park de Princ” duke rreshtuar kështu ekipin. Ndërsa Poketino do të vijë me dy ndryshime duke lënë jashtë formacionit Beker ndërsa do të mungojë Geje për shkak se u ndëshkua me karton të kuq.

FORMACIONET E MUNDSHME

Mançester Siti: Alison, Uaker, Stones, Ruben Dias, Kanselo, Rodri, Gyndoan, Mahrez, Bernardo Silva, Foden, de Bryjne.

PSG : Navas, Florenci, Markinjo, Kimpembe, Dialo, Paredes, Verrati, Di Maria, Nejmar, Draksler, Mbape.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat