Mourinho në Romë, ja çfarë thotë Capello

Futboll

Mourinho në Romë, ja çfarë thotë Capello

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:46
Mourinho në Romë, ja çfarë thotë Capello

Zyrtarizimi i Murinjos në stolin e Romës solli reagime të shumta, një ndër to dhe të ish-trajnerit të njohur italian Fabio Kapelo, i cili për ’’La Presse’’ u shpreh se nuk nevojitet vetëm një trajner i mire për të fituar.

“Nuk është e mjaftueshme për të nënshkruar një trajner të shkëlqyeshëm për të fituar sepse nevojiten dhe lojtarë cilësorë.

Murinjo është një trajner shumë prestigjioz dhe me përvojë dhe mbi të gjitha ai është një trajner që e njeh mirë Italinë.

Gjithçka bëhet dhe më e lehtë për të. Roma është një shesh i vështirë, por Murinjo di ti si kalojë vështirësitë. Shpresoj për tifozët e Romës që Murinjo të bëjë mire siç bëri me Interin’’, u shpreh Kapelo.

Fabio Kapelo ka drejtuar Romën në vitet 1999-2005, teksa ka fituar dhe Serinë A në vitin 2000 me verdhekuqtë dhe Superkupën e Italisë një vit më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat