Akuzoi gjyqtarët e Kosovës, ky është vendimi i FFK-së për Shpëtim Idrizin

Futboll

Akuzoi gjyqtarët e Kosovës, ky është vendimi i FFK-së për Shpëtim Idrizin

Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:00
Akuzoi gjyqtarët e Kosovës, ky është vendimi i FFK-së për Shpëtim Idrizin

Komisioni i Garave i Superligës në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për trajnerin e Trepçës ’89, Shpëtim Idrizin.

Idrizi kishte shpërthyer pas ndeshjes me Besën (1:1), duke akuzuar gjyqtarin kryesor Genc Nuzën.

Vendimi i plotë nga Komisoni i Garave:

INICIM DISIPLINOR

–ndaj trajnerit të FC Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, me nr ID 000934M81; motivi: Në pronocim për media, akuzon gjyqtarët për epilogun e ndeshjes Trepça’89 – Besa”.

Mbetet të shihet nëse do të ketë dënim pë kryetrajnerin e mitrovicasve, apo vetëm vërejtje të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat