E ardhmja e Bale te Tottenham, trajneri i radhës vendos për të

Futboll

E ardhmja e Bale te Tottenham, trajneri i radhës vendos për të

Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:13
Gareth Bale

Presidenti i Tottenham Daniel Levy do të lë trajnerin e radhës te Tottenhami që të vendos për të ardhmen e sulmuesit Gareth Bale.

E ardhmja e Bale do të vendoset nga cilido trajner që presidenti Levy do të vendosë në krye të skuadrës së Tottenhamit për sezonin e ardhshëm, raporton “Daily Mail”.

Trajneri i përkohshëm i skuadrës londineze Ryan Mason vendosi të mos spekulojë për të ardhmen e sulmuesit 31-vjeçar, dhe vendimi i tij për Bale mund të mos jetë në duart e tij, nëse presidenti Levy vendos që mos t’i besojë udhëheqjen e skuadrës.

Bale, i cili është në huazim nga Real Madridi, shënoi het-trik kundër skuadrës së Sheffield United vikendin e kaluar. Ai në përgjithësi ka shënuar nëntë gola për Tottenhamin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat