Juventusi dëshiron ta largojë Bernardeschi

Futboll

Juventusi dëshiron ta largojë Bernardeschi

Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:26
Federico Bernardeschi

“Zonja e Vjetër” nuk është e kënaqur me 27-vjeçarin.

Gjiganti italian Juventusi thuhet se është i gatshëm që ta largojnë këtë verë mesfushorin ofansiv Federico Bernardeschi, raporton “Calciomercato”.

Bernardeschi, i cili u transferua nga Fiorentina te Juventusi në sezonin 2017/18, ka dështuar të tregojë kualitetet te “Zonja e Vjetër”, ku kjo e fundit nuk është e kënaqur me paraqitjet e tij.

27-vjeçari mund të përdoret në ndonjë marrëveshje ndërrimi me një nga transferimet e dëshiruara të trajnerit Andrea Pirlo, kur të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë.

Që nga transferimi te Juventusi, Bernardeschi ka pasur 146 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 10 gola dhe 18 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat