Real Madridi monitoron Marquinhos

Futboll

Real Madridi monitoron Marquinhos

Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:44
Marquinhos

“Galaktikët” të interesuar në mbrojtësin brazilian.

Gjiganti spanjoll është duke e monitoruar situatën e mbrojtësi të Paris Saint-Germain Marquinhos, dhe pritet gjatë verës të bëjnë ofertën, raporton “Le Buteur”.

Mbrojtësi brazilian shihet si zëvendësues ideal për të ardhmen i mbrojtësve Sergio Ramos dhe Raphael Varane, ku ky i fundit pritet të largohet gjatë verës, ndërsa Ramos ende nuk dihet nëse do të vazhdoj të ardhmen tek Reali, përcjell KosovaPress.

Marquinhos shihet nga Real Madridi lojtar kyç i repartit të mbrojtjes për të ardhmen, dhe mund të largohet nga PSG këtë verë nëse paguhet dëmshpërblimi 70 milionë euro për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat