Tuchel: Nëse Ramos starton nesër...

Futboll

Tuchel: Nëse Ramos starton nesër...

Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:09
Tuchel: Nëse Ramos starton nesër...

Chelsea dhe Reali do ta zhvillojnë sfidën e kthimit të mërkurën në “Stamford Bridge”. Zidane ka rikuperuar tre lojtarë për këtë takim; Sergio Ramos, Ferland Mendy dhe Fede Valverde.

Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat, ka deklaruar para ndeshjes me Real Madridin se nëse Sergio Ramos starton, atëherë do të jetë “muhabet” tjetër përballja në “Stamford Bridge”, për dallim nga ajo e para në “Alfredo di Stefano”.

Ai thotë se skuadra e tij duhet të përgatitet me idenë se Ramos do të startojë dhe i beson të tijve për të shkruar historinë me Chelsean dhe për t’u kualifikuar në finale.

Ramos mungoi të takimin e parë, por tashmë është kthyer të stërvitet me skuadrën dhe raportohet se Zinedine Zidane do të rrezikojë duke e futur titullar në lojë ende pa zhvilluar një takim që prej dëmtimit më shumë se një muaj.

“Mësimi më i mirë që morëm nga ndeshja e parë ishte se mund t’i besojmë vetes dhe se kemi të gjithë të drejtën në botë të jemi në këto gjysmëfinale. Ne kemi fituar të qenit në këtë nivel të kësaj gare.

Nuk e di nëse Ramos do të jetë në gjendje të luajë nesër, por është diçka që i ndryshon gjërat për nesër sepse ai është kapiteni i skuadrës më të suksesshme në vitet e fundit. Ne nuk mund ta humbasim mendjen duke menduar për këtë çështje, mendoj se do të startojë dhe ne duhet të jemi të përgatitur për të”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat