Manchester City-PSG, formacionet zyrtare

Futboll

Manchester City-PSG, formacionet zyrtare

Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:58
Manchester City-PSG, formacionet zyrtare

Me synimin e vetëm që ta prekin finalen e madhe të Stambollit, Manchester City do të presë sonte në stadiumin “Etihad” gjigantin francez Paris Saint-Germain, në kuadër të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Një pjesë e dytë fantastike që e tregoi skuadra e Pep Guardiolas në ndeshjen e parë, ia siguroi Manchester Cityt fitoren me rezultat 2:1 si mysafir në “Parc des Princes”, në të cilën mesfushori Kevin De Bruyne dhe sulmuesi Riyad Mahrez ishin autorë të golave për anglezët.

Në ndeshjen e kthimit, te Manchester City do të mungojë vetëm mbrojtësi Eric Garcia, ndërsa për PSG nuk do të paraqiten Juan Bernat, Alexandre Letellier dhe Idrissa Gueye, ku ky i fundit është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat