Mourinho te Roma, gazetarëve të Sky Sport nuk u besohet

Futboll

Mourinho te Roma, gazetarëve të Sky Sport nuk u besohet

Më: 4 maj 2021 Në ora: 20:35
Jose Mourinho

Roma ka qenë protagonistja e ditës së martë.

Pas konfirmimit për ndarjen me trajnerin Fonseca në fundin e sezonit, ka ardhur edhe lajmi i bujshëm për trajnerin e ri.

Në ditët e kaluara është folur shumë për një marrëveshje pothuajse të sigurt me Maurizio Sarri-n, por klubi verdhekuq i ka befasuar të gjithë duke zyrtarizuar Jose Mourinho-n.

Një lajmërim që ka lënë pa fjalë edhe gazetarët e pranishëm në Sky Sport 24, veçanërisht ekspertin e merkatos Gianluca di Marzio.

Merkato është konfirmuar edhe këtë herë e paparashikueshme dhe goditja e Roma-s i ka shtangur të gjithë brenda dhe jashtë Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat