Plani i Xavit

Futboll

Plani i Xavit

Më: 4 maj 2021 Në ora: 21:45
Plani i Xavit

Shumë tifozë të Barcelonës pyesin se cilat janë planet e Xavi Hernándezit për të ardhmen e afërt. Sipas burimeve nga Katari, trajneri katalan synon të rinovojë kontratën me Al Sadd deri në Kupën e Botës 2022, me aktualen që përfundon qershorin e ardhshëm.

Sigurisht, Barça do të ketë gjithmonë një vend në ekuacionin që zgjidh të ardhmen e Xavit.

Al Sadd e ka të qartë se, nëse Barça pretendon nënshkrimin e XH, trajneri spanjoll nuk do të ketë problem të largohet nga Katari në çdo kohë. Me fjalë të tjera, Xavi dëshiron të vazhdojë në Katar, por të ketë mundësinë që të largohet në çdo kohë në rast se klubi i zemrës e kërkon në një moment të caktuar.

Barça do të ishte skuadra e vetme për të cilën ai do të ndërpriste ciklin e tij në Katar. Në fakt, XH tashmë është tunduar nga disa klube të mëdha evropiane, të cilave u ka kthyer përgjigje me mirësjellje “jo faleminderit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat