Heroi i Manchester Cityt, Mahrez: Për finale mendojmë pas titullit në Ligën Premier

Futboll

Heroi i Manchester Cityt, Mahrez: Për finale mendojmë pas titullit në Ligën Premier

Më: 5 maj 2021 Në ora: 00:49
Manchester City

Sulmuesi anësor i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, ka folur pas ndeshjes me PSG-në, ku skuadra e tij shënoi fitore duke kaluar në finale.

Algjeriani i shënoi të dy golat në këtë ndeshje, ndërsa edhe në ndeshjen e parë e kishte shënuar një, duke u kthyer në hero të Manchester Cityt.

“Ishte ndeshje shumë e mirë. Sërish nuk kemi startuar mirë, nuk kemi pasur pjesë të parë të mirë por shënuam gol dhe ishim më komod. Kemi luajtur mirë në pjesën e dytë dhe kemi mundur të shënojmë gola të tjerë”.

“Ata humbën nervat dhe filluan të na godasin. Pas kartonit ishim më mirë”.

“Nuk ishte plani i lojës për të bërë kundërsulme, por jemi të mirë edhe në kundërsulme. Përmes tyre erdhën të dy golat dhe ne jemi të lumtur”.

“Nuk kemi pranuar shumë gola dhe mendoj se për këtë jemi në finale. Kemi edhe një ndeshje të shtunën që duhet ta fitojmë për të fituar titullin. Më pas do të fokusohemi në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Mahrez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat