Shaqiri largohet nga Liverpool, mund të bashkohet me trajnerin e madh

Futboll

Shaqiri largohet nga Liverpool, mund të bashkohet me trajnerin e madh

Më: 5 maj 2021 Në ora: 10:41
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri do të largohet gjatë verës nga Liverpool, dhe kjo duket e sigurt.

Futbollisti shqiptar nuk ka gjetur hapësirën e duhur në formacionin Jürgen Klopp, dhe për këtë arsye ai pritet të ndryshojë ambient, dhe me shumë gjasë edhe kampionat, pasi ka oferta edhe jashtë Anglisë.

Sulmuesi nuk ishte stërvitur për një kohë me skuadrën e tij shkaku i lëndimit, por ai është rikthyer dje pë rt’iu bashkuar pjesës thetër të skuadrës.

Para disa javësh ishte përfolur se Roma mund të jetë destinacioni i tij, dhe përkushtimin e tij në lojë, angazhimin dhe forcën që ka, sigurisht se e njeh shumë mirë Jose Mourinho, trajneri i ardhshëm i Romës, andaj mund të bashkpunojnë shumë mirë te ekipi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat