Hysaj transferohet në Real Madrid?

Futboll

Hysaj transferohet në Real Madrid?

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:26
Hysaj transferohet në Real Madrid?

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj është në fund të kontratës me Napolin dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, me spekulime të vazhdueshme për klubin e tij të ardhshëm.

Hysajt nuk i është ofruar ende një rinovim nga Napoli, përkundër dëshirës së trajnerit Genaro Gatusso për ta mbajtur në skuadër.

Media spanjolle “Todo Fichajes” raporton se drejtuesit e Realit janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe është zgjedhur pikërisht Elseid Hysaj për atë repart.

Dëmtimet e shpeshta të Carvajal dhe forma jo shumë e mirë që ka treguar Odriozola, kanë bërë që spanjollët të hidhen në afatin kalimtar për një mbrojtës dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur, gjithnjë sipas medias në fjalë.

Ndërsa, mediet italiane kanë raportuar se Hysaj është në mes të Romës dhe Milanit.

Reprezentuesi shqiptar në Napoli ishte transferuar nga Empoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat