Calja para Olimpiadës së Tokios

Futboll

Calja para Olimpiadës së Tokios

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:16
Calja para Olimpiadës së Tokios

Briken Calja do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios e cila do të zhvillohet nga data 23 korrik deri më datë 8 gusht. Në një intervistë për TCH, peshëngritësi shqiptar shprehet besimplotë se do t’ia dalë të marrë medalje.

Ndërkohë, edhe presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza thekson se Europiani ishte pikënisje dhe punohet tashmë për medalje olimpike.

Gjoza- “Europiani ishte vetëm një piknisje, ne vazhdojmë me ritme të larta që Shqipëria për herë të parë të marrë një medalje olimpike.
Ndërkohë pak ditë më parë nga ritestimi i dopingut në Olimpiadën e Londrës 2012, Briken Caljka ka rikuperuar 4 pozicione nga vendi i nëntë në të pestin”.

Calja- “Ky është një lajm shumë i madh për ne dhe për mua. Kanë ribërë testet e dopingut dhe janë zbuluar sportistë që ishin përpara meje në renditje. Erjon Veliaj është suporti im kryesorë bashkë me federatën shqiptare të peshëngritjes, safi im dhe familja. Jam besimplotë që do t’ja shpërblejë me medalje olimpike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat