Zidane: Do të luftojmë deri në vdekje

Futboll

Zidane: Do të luftojmë deri në vdekje

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:53
Zidane: Do të luftojmë deri në vdekje

Ndeshja me Chelsea, Zidane thotë fjalën e fundit: Do të luftojmë deri në vdekje për tu kualifikuar!

Manchester City është skuadra e parë që kualifikohet në Champions League, ndërkohë që pritet ndeshja e sotme mes Real Madridit dhe Chelseat. Ndeshja e parë në Spanjë përfundoi me shifrat 1-1 dhe në “Stamford Bridge” gjithçka mbetet e hapur. Zinedine Zidane tregoi gatishmërinë e skuadrës për të fituar këtë sfidë dhe të shkojë në finale.

“Ne jemi në gjysmëfinale të Uefa Champions League, do të luftojmë deri në vdekje për t'u kualifikuar në finale.

Të gjithë lojtarët e mi janë të gatshëm të luajnë, por sigurisht që skuadrën e zgjedh unë.”- u shpreh Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat