Dhimbje të forta në gjoks

Futboll

Dhimbje të forta në gjoks

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:11
Dhimbje të forta në gjoks

Gjendja shëndetësore ka shkaktuar përsëri panik te Iker Kasijas dhe të afërmit e tij. Legjenda e Realit 2 vite më parë pësoi një sulm në zemër dhe ishte në rrezik për jetën, por për fat të mirë, ia doli ta fitojë këtë sfidë në jetën e tij.

Më 28 prill, revista “Hola” është shtruar me urgjencë në spital.

Shkak për këtë janë bërë dhimbjet e forta, të cilat Kasijas i ka ndjerë në gjoksin e tij.

Teksa ishte duke luajtur tenis me disa miq të tij, legjenda spanjolle nuk po ndihej mirë dhe shkoi menjëherë në urgjencë, me frikën se mos kishte përsëri diçka me zemrën.

Për fat të mirë nuk kishte asgjë serioze dhe pasi qëndroi një natë në urgjencë, Kasijas u largua, duke i qetësuar të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat