Rreth 25 mijë tifozë pritet të lejohen në stadium për finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Rreth 25 mijë tifozë pritet të lejohen në stadium për finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:39
Rreth 25 mijë tifozë pritet të lejohen në stadium për finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA pritet të vendosë t’i lejojë rreth 25 mijë tifozë në stadiumin Olimpik Ataturk për finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Manchester City është finalisti i parë i këtij edicioni të garës elitare evropiane për klube dhe pret ta mësojë kundërshtarin e vet pas gjysmëfinales së sotme mes Chelseat dhe Real Madridit.

Pothuajse të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon janë zhvilluar në stadiume të zbrazëta, por finalja pritet t’i ketë rreth 25 mijë spektatorë.

Manchester City, i cili arriti në finale mbrëmë për herë të parë në historinë e klubit, dhe kundërshtari i tij do t’i kenë nga 4 mijë bileta secili për tifozët e tyre për ta shikuar finalen e 29 majit nga tribunat e stadiumit Ataturk.

Një e treta e Stadiumi Olimpik Ataturk pritet të mbushet me tifozë, që nënkupton se 25 mijë tifozë do të mundë të futen brenda, sipas burimeve të The Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat