Oferta e Manchester United-it për Harry Kane

Futboll

Oferta e Manchester United-it për Harry Kane

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:31
Harry Kane

Drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm që të paguajnë 90 milionë për Harry Kane-n pas protestave të së dielës.

Të dielën, fansat pushtuan fushën me banerat “Glazers jashtë”, duke kërkuar largimin e drejtuesve të klubit.

Kjo bëri që edhe ndeshja e planifikuar mes United dhe Liverpool të shtyhet për një ditë tjetër.

Edhe pse është shumë e vështirë, Glazers do të tentojnë që të fitojnë përsëri besimin e tifozëve.

Njëra nga idetë, është që të sjellin një sulmuesit të klasit botëror nën dispozicion të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Sulmuesi i Tottenham-it, Harry Kane, është kryesues në listën e dëshirave të familjes Glazers.

27-vjeçari anglez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga gjelat nëse klubi nuk arrin kualifikimin në Champions.

Me Spurs-at që kanë nevojë të shesin, kjo lëvizje duket e mundur.

Por, shefi i londinezëve, Daniel Levy, më parë ka thënë që është shumë e vështirë ta shes yllin e klubit te një ekip tjetër në Premier League.

Por, me ofertën e United-it që pritet të jetë mbi 90 milionë euro, mendja e Levy-t mund të ndryshojë shumë lehtë.

Kane ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 16 asiste këtë sezon, duke qenë një ndër futbollistët me statistikat më të mira në botë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat