Feronikeli fiton sfidën e skuadrave të rrezikuara

Futboll

Feronikeli fiton sfidën e skuadrave të rrezikuara

Nga: K.G. Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:55
Lapidar Lladrovci

Feronikeli nga Drenasi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:0 ndaj Trepçës ’89 nga Mitrovica, në përballjen e skuadrave të rrezikuara. 

Mitrovicasit nuk arritën që të kthehen me një pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Në minutën e 65-të, Lapidar Lladrovci gjuan me kokë pas një ndërprerja dhe ka realizuar, pastaj Simonovski (88'-nga penalltia) dhe Dabiqaj (90+4').

Feronikeli ngjitet në vend të gjashtë me 38 pikë dhe Trepça ’89 bie në pozitën e tetë me 36 sosh.

Superliga e Kosovës 
Besa-Prishtina 3:0
Feronikeli - Trepça '89 3:0
Gjilani-Drita 1:1 

Nesër
Drenica-Llapi 15.00
Ballkani – Arbëria 15.00

Tabela
1. Prishtina    33    22    6    5    59:20   72
2. Drita    33    20   9    4    53:27    69
3. Ballkani    32    21    4    7    67:34    67
4. Gjilani    33    12    12    9    35:33    48
5. Llapi    32    12    3    17    43:48    39    
6. Feronikeli    33    9    11    13    39:32    38
7. Drenica    32    9    11    12    28:40    38
8. Trepça ’89    33    10    6    16    31:48    36
9. Arbëria    32    9    6    7    35:51    33
10. Besa    33   2    6    25    25:85   12

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat