Zanetti: Inter ka kaluar dhe po kalon probleme të rënda financiare

Futboll

Zanetti: Inter ka kaluar dhe po kalon probleme të rënda financiare

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:09
Zanetti: Inter ka kaluar dhe po kalon probleme të rënda financiare

Java e festës për titullin e fituar në Serinë A nuk i fsheh dot problemet financiare që ka Inter-i.

“Është e vërtetë se klubi mund të ishte shitur në mesin e kampionatit. Inter ka kaluar dhe po kalon probleme të rënda financiare, me humbje mbi 102 milionë euro. Duhet të përmirësohemi”, ka thënë Javier Zanetti për La Nacion.

“Mund të duhen dy vite për të gjetur përsëri ekuilibrin. Situata është e komplikuar edhe me fitoren e titullit, e kotë ta fshehim, por jemi të lumtur për suksesin”, ka shtuar zëvendëspresidenti i zikaltërve.

“Do të duhet të rihapen stadiumet dhe vetëm kur të kthehet normaliteti do të mund të përmirësohemi. Humbjet tona janë më shumë se 102 milionë eurot që kam lexuar në lajmë. Nuk jemi të vetmit që kemi probleme, por është e vërtetë se duhet të përmirësohemi si klub”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat