Nuhiu: Barazimi është një goditje për trofe

Futboll

Nuhiu: Barazimi është një goditje për trofe

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:14
Nuhiu: Barazimi është një goditje për trofe

Janë mbyllur tri takimet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës u mbyll me rezultatin 1-1, rezultat ky i cili nuk i konvenon aspak Dritës në luftën për titull.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka qenë i shkurt në intervistën e tij pas barazimit 1:1 në derbi kundër Gjilanit.

Ai tha se bën më shumë se kundërshtari, por jo mjaftueshëm për të fituar këtë duel.

“Deri sa matematikat kemi mundësi, nuk do të dorëzohemi. Barazimi është një goditje, por kishim mungesa”, tha Nuhiu tek Art Motion.

“Sot kishim diçka më shumë se kundërshtari, por jo mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Ky është futbolli, dhe jemi ku jemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat