Barcelona e apelon për të dytën herë kartonin e kuq të Koeman

Futboll

Barcelona e apelon për të dytën herë kartonin e kuq të Koeman

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:19
Barcelona e apelon për të dytën herë kartonin e kuq të Koeman

FC Barcelona ka njoftuar se do ta apelojnë sërish kartonin e kuq të trajnerit Ronald Koeman.

Koeman u ndëshkua me të kuq në humbjen ndaj Granadas, dhe mori si dënim dy ndeshje duke mos qenë në krye te Barcelonës.

Barcelona e apeloi menjëherë vendimin, derisa përgjigja ishte negative dhe që vendimi mbetet.

Duke marrë parasysh se të shtunën përballen me Atletico Madridin, Barcelona përmes një komunikate ka konfirmuar që do ta apelojnë sërish.

Pritet të shihet vendimi i Gjykatës së Sportit lidhur me teknikun holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat