Krasniqi: Goli i dytë ekipin tonë e dëmtoi jashtëzakonisht shumë

Futboll

Krasniqi: Goli i dytë ekipin tonë e dëmtoi jashtëzakonisht shumë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:43
Krasniqi: Goli i dytë ekipin tonë e dëmtoi jashtëzakonisht shumë

Besa nuk ka arritur të vazhdojë me befasi në javën e 33-të në Superligë.

Pejanët janë mposhtur nga Prishtina me rezultat bindës 0:3.

Kryetrajneri i Besës, Leotrim Krasniqi është shprehur i kënaqur vetëm me pjesën e parë të skuadrës së tij.

Krasniqi shtoi pas ndeshjes se goli i dytë i kryeqytetasve ishte i “nokautit” për skuadrën e tij.

“Jam i kënaqur me ekipin në pjesën e parë. Patëm raste për të shënuar gol, nxorëm rrjedhshëm topin nga prapa, dolëm mirë përpara.

Goli i dytë ekipin tonë e dëmtoi jashtëzakonisht shumë dhe ishte e vështirë të ktheheshim në lojë”, tha Krasniqi për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat