​Klopp do të vazhdojë qëndrimin te Liverpooli

Futboll

​Klopp do të vazhdojë qëndrimin te Liverpooli

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:35
Jurgen Klopp

Trajneri gjerman do të vazhdojë të ardhmen në “Anfield Road” edhe nëse klubi i tij dështon të sigurojë kualifikimin në garat evropiane këtë sezon.

Jurgen Klopp është i dedikuar të vazhdojë qëndrimin te kampioni aktual i Premier Ligës angleze, pavarësisht faktit që skuadra e tij mund të mos jetë pjesë e garave evropiane në sezonin e ardhshëm, ka treguar agjenti i gjermanit Marc Kosicke për “Goal”.

“Të Kuqtë”, të cilët janë kampionë të Premier Ligës të sezonit të kaluar, dhe kampion kontinental të sezonit 2018/19, nuk kanë pasur rezultate të mira në sezonin aktual, ku momentalisht gjenden në pozitën e shtatë me 54 pikë, shtatë sosh larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht sezonit të dështuar për Liverpool, trajneri Jurgen Klopp do të vazhdojë qëndrimin në “Anfield Road”, dhe ka për synim që ta rindërtojë skuadrën, në mënyrë që në sezonin e ardhshëm të jenë pretendues kryesor për titullin e Premier Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat