​Chelsea-Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

​Chelsea-Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Më: 5 maj 2021 Në ora: 20:02
​Chelsea-Real Madrid

Edhe pak më shumë se një orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve, ku Chelsea pret në stadiumin “Stamford Bridge” gjigantin spanjoll Real Madridin.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave, nuk prodhoi fitues në “Alfredo Di Stefano”, ku Reali dhe Chelsea u ndanë me rezultat baras 1:1.

Fituesi i ndeshjes do të takohet me Manchester Cityn në finale, pasi që mbrëmë skuadra e Pep Guardiolas siguroi kualifikimin kundër PSG, ku rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve ishte 4:1.

Të dy skuadrat sot do të kenë mungesa të lojtarëve, ku Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit kroat Mateo Kovacic, ndërsa për Realin e Zidanes nuk do të paraqiten Carvajal, Vasquez dhe Raphael Varane.

Formacionet zyrtare:

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Kante; Mount, Werner; Havertz

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Militao, Ramos, Nacho; Kroos, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr.

21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat