Salah kërkon largimin nga Liverpooli

Futboll

Salah kërkon largimin nga Liverpooli

Më: 5 maj 2021 Në ora: 20:11

Sulmuesi Mohamed Salah po dëshiron largimin nga skuadra e Liverpoolit në fund të këtij sezoni dhe Paris Saint-Germaini ka shprehur menjëherë interesim për transferimin e tij, ka shkruar të mërkurën

“Le Parisien”. Te PSG-ja, po e shohin Salahun si zëvendësim ideal për francezin Kylian Mbappe që pritet të largohet këtë verë.

Salah ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin që i skadon në vitin 2023 dhe është i gatshëm të vazhdojë karrierën në një ligë dhe klub tjetër. Këtë edicion, Salah ka shënuar 29 gola në 46 ndeshje kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.

28-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat