Historike, skuadra shqiptare në finalen e Kupës së Malit të Zi

Futboll

Historike, skuadra shqiptare në finalen e Kupës së Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:02
Historike, skuadra shqiptare në finalen e Kupës së Malit të Zi

Madhështore! Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi në futboll. 

Historike për skuadrën shqiptare, e cila po mahnit të gjithë me lojërat që po tregon në kampionat dhe në garat e Kupës, që ka një president të vyeshëm Pal Dreshaj.

Deçiqi si vendas sonte ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Iskrës nga Danillovgradi, ndërsa sfida e parë gjysmëfinale kishte përfunduar baras (0:0).

Futbollisti Danilo Peshukiç shënoi në minutën e 51-të për fitoren e madhe dhe skuadrën e tij e kualifikoi në finale.

Në finale do të ndeshen Deçiqi dhe Buduçnosti nga Podgorica.

Ja formacioni që u paraqit Deçiqi: Popoviq, Adroviq, Axhoviq, Bozanoviq, Dreshaj, Lulgjuraj, Nikoliq, Peshukiç, Rudoviç, Tuci dhe Vulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat