Edhe BASHF reagon për dhunën ndaj gjyqtarit

Futboll

Edhe BASHF reagon për dhunën ndaj gjyqtarit

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:35
Edhe BASHF reagon për dhunën ndaj gjyqtarit

Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit ka reaguar për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita në Kategorinë e Dytë, që u luajt në stadiumin e Cërrikut, ku gjyqtari kryesor i takimit u godit nga një lojtar i ekipit udhëtues.

Në komunikatën për shtyp “BASHF shpreh shqetësimin e indinjatën më të thellë për sulmin ndaj gjyqtarit Klajdi Qëndraj dhe dënon dhunën e ushtruar ndaj tij nga një lojtar i Mirditës.

BASHF shpreh solidaritetin me gjyqtarin Qëndraj dhe, duke i uruar atij shërim sa më të shpejtë, kërkon reagimin sa më të shpejtë të autoriteteve shtetërore ligjzbatuese për ndalimin e autorit të dhunës dhe vënies para përgjegjësisë penale.

Edhe një herë duam t’u bëjmë thirrje klubeve të futbollit, drejtuesve dhe lojtarëve, që të marrin të gjitha masat për të shmangur e parandaluar akte të tillë të shëmtuara, që dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit dhe të arbitrimit. Asgjë nuk mund të përligjë përdorimin e dhunës ndaj arbitrave apo kujtdo tjetër në një ambient sportiv. Ne nxisim respektimin e rregullave ‘fair play’ dhe theksojmë me forcë se dhuna nuk mund të ketë kurrsesi vend në futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat