Revolucion në Kupën e Italisë

Futboll

Revolucion në Kupën e Italisë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:25
Revolucion në Kupën e Italisë

Liga e Futbollit Italian ka vendosur të ndryshojë formatin e Kupës së Italisë, për të afruar më shumë sponsorë e për të rritur shikueshmërinë e një turneu i cili në momentin aktual nuk e ka një gjë të tillë. Edhe zhvillimi me një ndeshje i sfidave nuk ka sjellë efektin e pritshëm, për faktin e thjeshtë që duelet e ekipeve të mëdha luhen kur sezoni është në mes dhe ato nuk kanë aq shumë interes sa sfidat e kampionatit.

Për këtë arsye, në një mbledhje që është zhvilluar sot, është shqyrtuar ideja e ndryshimit të formatit dhe shumë shpejt pritet të miratohet një gjë e tillë. Plani që është bërë nga Liga Italiane është ai i zhvillimit të turneut vetëm për klubet e Serisë A dhe Serisë B, të cilat kanë më shumë shikueshmëri.

Pritet që aktiviteti të luhet që në gusht me 12 prej skuadrave të Serisë A si pjesëmarrëse që në turin e parë, për të shtuar shikueshmërinë që në start duke përfshirë emrat e rëndësishëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Zhvillimi i sfidave të tilla që në muajin gusht, do të shtojë shikueshmërinë e turneut por edhe dhe mund t’u shërbejë klubeve të Serisë A dhe B për të përgatitur kampionatin më mirë se me ndeshjet që disa prej tyte ishin të detyruara të luanin me klube të Serisë C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat