Tuchel dhe Mount në kor: Mbrëmje e madhe, e merituam. Mund të fitonim 5-0

Futboll

Tuchel dhe Mount në kor: Mbrëmje e madhe, e merituam. Mund të fitonim 5-0

Më: 6 maj 2021 Në ora: 00:20
Chelsea

Festë dhe entuziazëm te Chelsea. Skuadra londineze fitoi 2-0 ndaj Real Madrid, rezultat që solli kualifikimin në finalen e madhe të Champions League (1-1 takimi i parë) kundër Manchester City (29 maj). Thomas Tuchel dhe Mason Mount nuk e fshehën lumturinë e tyre në prononcimin e dhënë për mediat.

Trajneri gjerman vlerëson paraqitjen e djemve të tij, duke theksuar se fitorja dhe kualifikimi ishin të merituara, ndërsa talenti anglez (shënoi golin e dytë), i cili u bë anglezi i dytë më i ri në histori që gjen golin në Champions League, ndalet te rastet e shumta që ai dhe shokët e tij shpërdoruan përballë Courtois.

Tuchel – “E merituam fitoren. Pjesa e parë ishte e vështirë, pasi Reali qarkulloi topin. Vuajtëm nga një gjë e tillë, por u shfaqëm të rrezikshëm në kundërsulm. Nuk e humbën për asnjë moment urinë dhe dëshirën për të mbrojtur. Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë. Nuk është vendi për kritika, kjo është një arritje fantastike. Komplimente të mëdha për të gjithë lojtarët”.

Mount – “E kam të vështirë të gjej fjalët e duhura, sonte zhvilluam një ndeshje madhështore. Ishte e vështirë, e dinim forcën e Realit, por u treguam të shkëlqyer dhe kishim mundësi të shënonim të paktën pesë gola. Rëndësi ka fitorja, por akoma nuk ka mbaruar. Na ka mbetur të fitojmë edhe ndeshjen e fundit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat