Zyrtare: Tifozët do të rikthehen në Premierligë

Futboll

Zyrtare: Tifozët do të rikthehen në Premierligë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Premierliga ka bërë të ditur se dy xhirot e fundit të këtij edicioni do të përcjellën me tifozë.

Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se tifozët do të rikthehen në stadium në dy xhirot e fundit.

I gjithë ky vendim erdhi edhe si rezultat i dakordimit të klubeve mes vete për të rikthyer tifozët në stadium.

“Pas konsultimit me klubet, u ra dakord se stadiumet nuk do të ishin të hapura për tifozët e jashtëm për shkak të sfidave të ndryshme në të gjithë kampionatin dhe nevojës për të dhënë një qasje të qëndrueshme, ndërsa maksimizohet mundësia për të shmangur frekuentimin në masë të tifozëve”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Premierligës.

Përpos gjithash, klubet e Premierligës do të kujdesen edhe për sigurimin e mjediseve nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat