Di Canoi: Mourinho trajneri më i keq i mundshëm, Roma gaboi rëndë

Futboll

Di Canoi: Mourinho trajneri më i keq i mundshëm, Roma gaboi rëndë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:30
Jose Mourinho

Analisti i Sky Sports Italia, Paolo Di Canoi ka shpërthyer në kritika ndaj emërimit të Jose Mourinhos si trajner të Romës.

Di Canio është ish-futbollist i Lazios dhe tani analist i futbollit në Sky Sport Italia dhe së fundmi ai ka thënë se Mourinho është trajneri më i keq nga më të këqijtë.

Një audio-mesazh i regjistruar në telefon dhe i paraqitur në YouTube nga një mik i tij tregon momentin kur ai e ‘përqesh’ portugezin.

E kemi marrë më të dobëtin nga më të dobëtit”. “E kuptoj se ju kishit nevojë për një emër të madh në këtë kohë, por është sikur ta kishit blerë një lojtar të mbaruar plotësisht. Mourinho thjeshti donte një punë për para, ai është shkarkuar tri herë në katër vjet, është përzënë nga çdo klub për shkak të paaftësive”, thotë Di Canio.

Në audio-mesazh, ai dëgjohet duke i thënë mikut të vet: “Kritikat e tij në vijim ishin edhe më të ashpra. “Ai madje nuk luan as futboll, ai luan anti-futboll. Mund ta shijosh veten në disa konferenca për media, por më lejoni t’ju them se për ta ndërtuar një ekip, ai është më i dobëti që keni mundur ta merrnit. Mourinho ishte trajneri im i parapëlqyer deri para shtatë vjetëve, edhe para Pep Guardiolës madje”, përfundoi ai.

Mourinho do të marrë drejtimin e skuadrës së Romës vitin tjetër, ku edhe pritet që të jetë një verë e ‘nxehtë’ për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat