Sadikun tani e ndal traversa, tifozët i kërkojnë klubit ta largojë

Futboll

Sadikun tani e ndal traversa, tifozët i kërkojnë klubit ta largojë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:26
Sadikun tani e ndal traversa, tifozët i kërkojnë klubit ta largojë

Vazhdon momenti “jo” i Armando Sadikut në klubin e Boiivar, ku deri tani nuk ka përmbushur pritshmërinë që ka për të.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare vazhdon të mos gjejë golin,e dhe pse po luan rregullisht tashmë si titullar dhe kjo u pa edhe në takimin e Kupës Sudamerikana kundër brazilianëve të Ceara.

Sadiku ishte titullar dhe provoi të bënte diferencën në këtë sfidë, por në rastin më të mirë që iu shfaq në minutat e parë të duelit, goditi traversën. Sfida përfundoi në barazimin 0-0 dhe me miqtë që u treguan më të rrezikshëm dhe mund t’i sillnin humbjen Bolivar, i cili nuk po paraqitet në nivelet që pretendonte.

Sipas tifozëve, një nga problemet kryesore është Sadiku, i cili nuk është i përshtatshëm për lojën e ekipit.

Rrjetet sociale janë mbushur me kërkesën e tifozëve të Bolivar që të largohej sa më shpejt sulmuesi shqiptar dhe të afrohej një i Amerikës së Jugut i cili përshtatej me futbollin në kontinent ku europianët e kanë shumë të vështirë të përshtaten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat