Trajneri i shkodranëve: Vllaznia nuk kishte çfarë të humbiste

Futboll

Trajneri i shkodranëve: Vllaznia nuk kishte çfarë të humbiste

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:27
Trajneri i shkodranëve: Vllaznia nuk kishte çfarë të humbiste

Thomas Brdariç e pret me shumë optimizëm takimin e nesërm ndaj Kukësit, ku Vllaznia do të përpiqet që t’i ushtrojë trysni skuadrave që ka më sipër në renditje e të vazhdojë rrugëtimin në luftën drejt titullit kampion. Trajneri i shkodranëve e theksoi sot në konferencë për shtyp se gjëja më pozitive e këtij sezoni ishte se Vllaznia nuk kishte çfarë të humbiste, vetëm të fitonte, në të dy turnetë në të cilët është në garë.

“Jemi shumë optimistë se jemi në formë, ne e dimë që nesër është një ndeshje ndryshe nga hera e kaluar. Por duhet të luajmë me pasion dhe jemi të kënaqur që do të shkojmë me pozitivet përballë Kukësit në Elbasan.

Kemi analizuar ndeshjen, nuk është koha për t’u ankuar për çfarë ndodhi në të kaluarën. Mendoj se mund të bëjmë diçka ndryshe, por mënyra e lojës është thuajse e njëjta. Duhet të meritojmë fat në finalizimin dhe shpresoj që nesër të krijojmë mundësitë të shënojmë. Por duhet të bëjmë maksimumin në paraqitjen tonë që të fitojmë përballë Kukësit.

E njohim, kemi luajtur me Kukësin dhe kemi mësuar të luajmë ndaj tyre. Është një skuadër me shumë lojtarë të mirë dhe një trajner me shumë eksperiencë, ndaj nesër është një ndeshje serioze. Kukësi është një skuadër në mes të tabelës, mendoj se nuk do të shkojë për mbijetesë se kanë shumë forcë dhe aftësi. Nesër është një sfidë e mirë për ne, që të tregojmë të mirën. Duhet të luajmë fort dhe të shënojmë shpejt, por duhet të tregojmë që mund t’i mposhtim.

Ne luajmë me këtë stil dhe ide dhe duhet t’i motivosh lojtarët. Ne flasim me lojtarët edhe me tone të ashpra por çdo gjë mbetet në dhomat e zhveshjeve e asgjë nuk del jashtë. Kjo është forca e skuadrës.

Duhet të pranojnë kritikat e duhet të mësojnë prej tyre. Kemi bërë shumë ndeshje të mira, kemi mësuar nga gabimet e humbjet. Më e rëndësishmja është që dua të shoh një reagim pasi ndodh gjithçka. Ne po punojmë që nga dita e parë e do ta bëjmë deri në fund dhe të gjithë duhet të dinë se ne duhet të punojmë për konceptet që i duhen profesionalizmit dhe Superiores se jo të gjithë e dinë se si është futbolli shqiptar.

E dimë se jemi afër e realisht punojmë shumë dhe e kuptojmë se këtë vit është e mundur gjithçka. Jemi shumë të motivuar, jemi një skuadër që do të fitojë, duhet të bëjmë shumë që të fitojmë, skuadra ime duhet të kënaqet punës që bën. Të gjithë duhet të kënaqen me këtë sezon për veten e klubin, mendoj se të gjithë duhet të marrim diçka nga ai. Mendoj se është një plus i madh fakti se nuk kemi çfarë të humbasin, kemi vetëm të fitojmë”, tha Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat